Haziri: LDK me unitet duke i hapur derën të rinjve dhe duke respektuar veprimtarët

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se subjekti që ai drejton po punon me unitet të plotë dhe me parimin e respektit ndaj veprimtarëve duke i hapur njëkohësisht derën gjeneratave të reja.

“Po punojmë kujdesshëm mbi parimin që gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë e të rejat kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë,” ka thënë Haziri.

Ai ka falënderuar për mbështetjen e dhënë ndaj Arbërit, Nerifes dhe listës kandiduese të LDK-së duke theksuar se synimi është rikthimi i dinjitetit për banorët e Dobërçanit, Bukovikut dhe tërë Gjilanit.

“Besë dhe shpresë për Gjilanin, ai po vjen,” u shpreh Haziri duke lënë të kuptohet për një mobilizim të gjerë për zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/


Go to TOP