Osmani takim në New York me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë qëndrimit të saj në SHBA, transmeton Kosova.info.

Në njoftimin e saj, Osmani ka bërë të ditur se takimi pasoi një bisedë telefonike të zhvilluar ditë më parë me Hanrahan. Ajo ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet themeli i sigurisë kombëtare të Kosovës, stabilitetit në rajon dhe rrugës së vendit drejt integrimit euroatlantik.

“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok,” ka deklaruar Osmani./Kosova.info/

Go to TOP