Dardan Berisha dhe kandidatët e Kuvendit Komunal vizitojnë fermën “Eko-Farm” në Suharekë
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e PDK-së, Dardan Berisha, së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal, znj. Njomza Fetiu, znj. Miranda Kabashi dhe z. Shpejtim Arifaj, vizituan fermën e pulave “Eko-Farm.”
Gjatë vizitës u theksua se sektori i bujqësisë dhe blegtorisë në Suharekë ka një potencial të madh zhvillimi, por përballet edhe me sfida të shumta të përditshme.
Berisha dhe kandidatët e listës së tij shprehën mbështetjen për fermerët lokalë, duke theksuar se bujqësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tyre, me qëllim që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik për komunën.








