FEFS nderon ish-dekanët Brestovci dhe Krasniqi për kontributin historik
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) priti sot dy ndër figurat më të rëndësishme në historinë e këtij institucioni, ish-dekanët prof. dr. Behlul Brestovci dhe prof. dr. Sadik Krasniqi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe respekti, ku u vlerësua lart kontributi i tyre shumëvjeçar në zhvillimin dhe konsolidimin e fakultetit.
“Trashëgimia e punës së tyre mbetet një vlerë e çmuar dhe frymëzim për të gjithë komunitetin akademik dhe studentor të FEFS-it,” u tha gjatë këtij takimi.
Ky gjest nderimi dhe mirënjohjeje është dëshmi e traditës që Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit kultivon në ruajtjen e vlerave dhe respektimin e figurave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e tij. /Kosova.info/
