Guardiola: Nuk vendoset titulli në javën e pestë

“Nuk do të fitojmë apo humbasim Premier League të dielën. Është vetëm xhiroja e pestë”, ka thënë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll ka folur para sfidës së fundjavës kundër Arsenal, rival i drejtpërdrejtë në garën për titull. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në mesjavë: City mposhti Napolin, ndërsa Arsenal triumfoi ndaj Athletic Club, dhe tani kërkojnë tri pikë të vlefshme për të ndjekur Liverpool, që kryeson tabelën.
“Është vetëm xhiroja e pestë. Nuk do të fitojmë apo humbasim kampionatin të dielën”, ka thënë ai. “Edhe në sezonet e kaluara kemi qenë pas Liverpool apo Arsenali në dhjetor e janar, por në fund e kemi fituar titullin. Ajo që më intereson tani është ta shoh ekipin duke përparuar”.

Ai e ka kujtuar edhe humbjen e thellë 5-1 sezonin e kaluar kundër Arsenal.
“Në fillim luajtëm mirë, por pesëmbëdhjetë-njëzet minutat e fundit ishin katastrofë. Këtë herë shpresojmë të jemi më konkurrues. Arteta është trajner i jashtëzakonshëm dhe Arsenal, ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë. Sot ata janë ndër kundërshtarët më të vështirë në Evropë,” ka shtuar Guardiola.


Go to TOP