Posta e Kosovës me shërbime më të gjelbra në `Green Postal Day 2025`

Në kuadër të `Green Postal Day 2025`, Posta e Kosovës i është bashkuar iniciativës globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ofrim të shërbimeve postare miqësore me mjedisin.

Disa nga masat konkrete të ndërmarra përfshijnë: Flota e gjelbër – përdorimi i motoçikletave elektrike dhe furgonëve të rinj për shpërndarje pa ndotje.

Efiçienca e energjisë – zyra të përmirësuara me izolim, ndriçim LED dhe sisteme klimatizimi ekologjike.

Shërbime digjitale – gjurmimi online i dërgesave dhe pagesat elektronike që reduktojnë udhëtimet e panevojshme.

Paketim i riciklueshëm – më shumë kujdes për mjedisin përmes materialeve të ripërdorshme.

Filateli me mesazh – pulla postare që promovojnë natyrën, barazinë dhe trashëgiminë kulturore.

Angazhim me komunitetin – aktivitete edukative dhe mbështetje për kauza sociale.

Posta e Kosovës thekson se, përtej shërbimeve postare, mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë shoqërore, barazisë dhe transparencës, duke vepruar sipas parimeve të ESG (Environmental, Social and Governance). “Me Postën e Kosovës, zgjedh një të ardhme më të pastër e më të gjelbër”, thuhet në njoftimin e postës. /Kosova.info/


Go to TOP