“Nuk do të doja të isha në vendin e tyre”/ Ish-komandanti i snajperëve reagon ashpër ndaj Gërvallës
Një deklaratë e bërë nga Michael W. Spath, ish-komandant i snajperëve në Brigadën 138 “Koshare”, ka hedhur poshtë qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, të shprehura në paraqitjet e saj mediatike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Spath ka theksuar se kjo deklaratë e vetme mjafton për të rrëzuar të gjitha akuzat dhe qëndrimet e Gërvallës ndaj UÇK-së, duke përfshirë edhe mbështetjen që, sipas tij, këto deklarata gjejnë te qeveria e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
“Të them të drejtën, nuk do të doja të isha në vendin e tyre pas dëshmive të këtyre dëshmitarëve,” ka thënë Michael W. Spath.
Ky reagim vjen në një kohë kur debati mbi rolin e UÇK-së dhe drejtësinë ndërkombëtare është në qendër të vëmendjes publike.
