Pezullimi i Dialogut Strategjik, Hoti godet Kurtin dhe Osmanin: Kosova nuk e meriton këtë lidership
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi SHBA-ja ka vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk e meriton këtë lidership.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, ka shkruar Hoti.
