I gjetën lëndë narkotike e armë, prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka deponuar në Gjykatën themelore të kësaj komune, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili nga dje gjendet nënë masën e ndalimit prej 48 orësh pasi policia i gjeti substancë narkotike.
Sipas detajeve të bëra publike nga Prokuroria në Ferizaj, me datën 11.09.2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, i pandehuri me inicialet B.J, ka mbajtur në posedim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.
“Policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMË, të cilin e voziste i pandehuri dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.30 gr, në çantën e dorës së të dyshuarit janë gjetur edhe 3 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 1.32 gr dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.46 gr, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit janë gjetur edhe 2 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.62 gr, të cilat janë sekuestruar nga polica, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, policia thotë se tek i njëjti gjetën armë zjarri.
“Në veturën e tij është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë, me një karikator dhe 16 fishekë të tipit luger 9×9 mm, kurse, me rastin e kontorollit në banesën e tij janë gjetur edhe 26 fishek të tipit luger me kalibër 9×9 mm të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sanksionuar me nenin 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. /Kosova.info/
