Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën një person – përplasen autobus dhe automjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor “Rotondo e Çermës – Lushnjë”, ku një automjet është përplasur me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit.

Sipas informacioneve nga A2 CNN, përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për shoferin e makinës, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fillimisht ishte raportuar se drejtuesi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa më pas u raportua gabimisht se ai ishte arrestuar.


Go to TOP