Muharremi: Qeverisja e LVV-së, si t’ia japësh makinën fëmijës 13-vjeçar

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Këshillin e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se nuk e ka përcjellë asnjë moment të mbledhjes, pasi nuk e sheh të lidhur me të ardhmen e vendit. Ai theksoi se pa ndryshuar drejtimin dhe pa u reformuar, LVV nuk është partia e duhur për të qeverisur Kosovën.

“Në timeline më doli një lajm që shkruante se Albin Kurti ka thënë ‘në mandatin tjetër do të bëjmë këtë e atë’. Çfarë mandati more? A nuk ka mjaftuar kjo çka kemi parë e përjetuar deri tash? Mjafton kjo deri tash, nuk janë pak – dy mandate. Përfundoje këtë gjysmë mandati (Qeveria 2.5) e shko te vajza jote, se asaj i duhesh më shumë sesa Kosovës”, shkroi Muharremi.

Sipas tij, vendit nuk i duhen më eksperimente politike, por stabilitet, investime në ekonomi dhe energji, si dhe rikuperim e ndryshim i konceptit të qeverisjes.

Muharremi e krahasoi qeverisjen e Vetëvendosjes me një gabim prindëror: “Kjo puna me qeverisjen e LVV-së dhe të Albin Kurtit ka qenë sikur kur ia jep makinën fëmiut 13-vjeçar, e ai ta shkatërron shumë sepse nuk e di as rëndësinë e as kush e ka blerë makinën. Në fund, ndoshta gabimi ka qenë i prindit që e ka lejuar, se çka din fëmija fundja.” /Kosova.info/


Go to TOP