U lëndua aksidentalisht, humb jetën një fëmijë dyvjeçar në QKUK
Një fëmijë dyvjeçar ka humbur jetën sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, e cila ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, fëmija nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
