Kuponë për kopsht falas për fëmijët e familjeve në Skemën e Asistencës Sociale
MAShTI ka hapur aplikimet për Programin e Kuponëve për vitin shkollor 2025/26.
Familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale (SAS) me fëmijë 3–5 vjeç mund të përfitojnë pagesë të plotë për ndjekjen e kopshtit privat apo publiko-privat të licencuar, pa kosto për prindërit.
Programi mbulon edhe shpenzimet e transportit për fëmijët që jetojnë mbi 4 km larg kopshtit.
Aplikimi bëhet online në e-Kosova nga 1 deri më 21 shtator 2025. Për ndihmë, prindërit mund të drejtohen tek Qendra për Punë Sociale në komunën e tyre. /Kosova.info/
