Basha: Sot kam pranuar vendimin e Kushtetueses për masë të përkohshme, i njëjti u është shpërndarë edhe deputetëve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka treguar se sot e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.
Ai ka treguar për veprimin që ka ndërmarr.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se menjëherë ka autorizuar administratën që të njëjtin vendim t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkrua Basha.
