Shiste bluza me mbishkrime nacionaliste, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi po shiste bluza me mbishkrime nacionaliste.

Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, njësitë relevante policore, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë automatike AK- 47 me 47 copë fishekë, një pushkë gjuetie,  një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë dhe një karikator të zbrazët.

“ I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia .

Rasti  i cili është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” po hetohet nga ekipet relevante policore.


Go to TOP