Rama: Parkingu në Prishtinë tashmë monitorohet online, vendet e lira shfaqen në tabela digjitale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të sillen nëpër qytet për të kërkuar vend parkimi. Sipas tij, tashmë parkimet monitorohen në kohë reale dhe informacioni mbi vendet e lira shfaqet në tabela digjitale të vendosura në hyrje të rrugëve kryesore.
“Secili prej jush tash mundet me pa a ka vende të lira apo jo, në tabelat digjitale që janë vendosë në fillim të rrugëve,” ka theksuar Rama duke e quajtur këtë një hap përtej të zakonshmes për kryeqytetin.
Ky sistem i ri synon të lehtësojë qarkullimin, të kursejë kohë për qytetarët dhe të zvogëlojë trafikun e panevojshëm që shkaktohej nga kërkimi i parkingjeve. /Kosova.info/
