Java e parë e shtatorit sjell mot të paqëndrueshëm: Diell, reshje shiu dhe ulje temperaturash

Java e parë e shtatorit (01–05 shtator 2025) pritet të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Dy ditët e para do të dominohen nga mot i qëndrueshëm me diell dhe temperatura të larta, ndërsa nga e mërkura rikthehen reshjet e shiut dhe ulje e ndjeshme e temperaturave ditore.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë mes 22 dhe 33 gradë Celsius.

E hënë (01.09.2025): Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të variojnë nga 10–15°C në mëngjes dhe 25–30°C gjatë ditës. Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht nga veriperëndimi.

E martë (02.09.2025): Moti mbetet stabil, me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të zbresin në 8–12°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 27–33°C. Era nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 m/s.

E mërkurë (03.09.2025): Parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat pasdite do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat do të luhaten mes 8–13°C minimalet dhe 22–27°C maksimalet. Era pritet të jetë kryesisht nga veriperëndimi, lokalisht edhe e fortë.

E enjte (04.09.2025): Moti parashihet me diell dhe vranësira të pjesshme. Pasditja mund të shoqërohet me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 9–15°C, ndërsa ato maksimale 23–27°C. Era nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s.

E premte (05.09.2025): Java mbyllet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të fokusuara kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 10–13°C, ndërsa maksimalet nga 24–28°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Në përgjithësi, fillimi i shtatorit sjell një kombinim të ditëve të ngrohta me diell dhe periudha të shkurtra reshjesh, tipike për kalimin drejt vjeshtës. /Kosova.info/


Go to TOP