Haradinaj: Heroi Bahri Fazliu, shembull se si duhet atdheu
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Bahri Fazliut në vendin ku ai ra heroikisht para 27 vitesh. Haradinaj tha se Bahri Fazliu ishte shembull se si duhet atdheu.
Në një postim në ‘Facebook’, kryetari i AAK-së, ka shkruar se Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet atdheu e luftohet për të.
“Heroi Bahri Fazliu, si intelektual, vizionar e trim i pashoq, ishte shembull se si duhet Atdheu e luftohet për të. Në ditëlindjen e tij, me shumë bashkëluftëtarë, bëme nderime te pllaka përkujtimore kushtuar Bahri Fazliut, pikërisht në vendin ku u përjetësua para 27 vitesh, tetre kufiri. Lavdi Bahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar!”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/
