ATK thellon bashkëpunimin me Ekipet e Përbashkëta Hetimore për luftimin e krimit dhe evazionit tatimor

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, priti sot përfaqësues të Projektit për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (EPH) të Ambasadës Britanike, përfshirë Alan Edwards, mentor për EPH, në kuadër të një vizite njoftuese.

Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit institucional për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe evazionit tatimor.

Z. Edwards, me përvojë të gjatë profesionale në këtë fushë, do të mbështesë institucionet e zbatimit të ligjit duke përfshirë ATK-në në themelimin dhe funksionimin e EPH. Qëllimi është krijimi i një precedenti të suksesshëm, që do të mundësojë trajtimin më efektiv të rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Drejtori Hyseni vlerësoi këtë mbështetje dhe theksoi gatishmërinë e ATK-së për të qenë pjesë aktive në proceset e përbashkëta të bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus forcimin e integritetit dhe transparencës. /Kosova.info/


Go to TOP