Salihaj: Dimal Basha nuk është as më i mirë, as më i keq se deputetët tjerë

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një shkrimi, Salihaj e uroi Bashën për marrjen e detyrës duke theksuar se ai është vetëm njëri nga 120 deputetët, as më i mirë e as më i keq se të tjerët.

“Secili popull i vë në krye të shtetit ata që i meriton, pra, ata që i ka zgjedhur vetë me votë. Siç është populli, i ka edhe përfaqësuesit e tij,” u shpreh ai.

Salihaj theksoi gjithashtu se Dimal Basha një ditë mund të jetë edhe president në detyrë, në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin.

Duke parë zhvillimet e fundit, ai nënvizoi se institucioni i Kuvendit ka filluar të funksionojë dhe se, sipas tij, është më mirë të ketë një kuvend, pavarësisht mangësive, sesa të mos ketë fare. /Kosova.info/


Go to TOP