Mushkolaj kritikon LDK-në për pasivitetin politik
Imer Mushkolaj, analist i njohur, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të LDK-së lidhur me situatën politike të fundit.
Sipas tij, PDK-ja, pavarësisht kostove politike, ka zhbllokuar situatën, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur “ligjërata” duke lejuar atë që Mushkolaj e quan “fitoren e injorancës”.
Analisti thekson se si parti institucionale, LDK-ja kishte mundësinë të ndikonte dhe të pengonte këtë situatë, por nuk ka vepruar.
Mushkolaj kritikon edhe përpjekjet e kryetarit për të shfaqur një superioritet të rremë duke e cilësuar atë si “dobët, shumë dobët”. /Kosova.info/
