Disa figura politike mund të ‘zhduken’ brenda vitit

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Shpejt, muajt e ardhshëm, fokusi politik dhe institucional ka me kalu nga e majta tek e djathta. Tash jemi në tranzicion, por ende jemi në një proces të pafinializuar. Sikur një person shtatzënë që do të lindë patjetër, por është vetëm në muajin e gjashtë, duhet edhe pak kohë.

Derisa e majta ka dominuar skenën politike pesë vitet e fundit, kalimi në të djathtë po paraqet vështirësi, sepse ky bllok është mjaft i fragmentuar.

Tani, edhe pse kushtet janë pjekur për tranzicion, LVV nuk e ka më shumicën e as nuk do ta ketë pas zgjedhjeve të ardhshme (pa kompromise të mëdha).. LDK dhe PDK, si dy parti të djathta, nuk po bashkëpunojnë mes vete.

Nëse blloku i djathtë është kaq i përçarë dhe nuk bashkëpunon as në këtë situatë të krizës së thellë, kjo ka me kriju një situatë të re të jashtëzakonshme pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo nënkupton që as e djathta e as e majta në dy palë zgjedhje nuk arritën me kriju shumicën e nevojshme.

E nëse as atëherë, as pas zgjedhjeve muajt e ardhshëm, nuk krijohet shumica gjëra të paparashikuara mund të ndodhin. Shumë figura që sot kanë ndikim e rëndësi, nga e majte dhe e djathta, munden me humbë nga skena politike, sepse kanë dështuar me sjellë ndryshimin dhe me e kthy shpresën.


Go to TOP