Osmani prezanton Vjosa Kida-Hysenin në listën e tij për Fushë Kosovë

Kandidati për kryetar komune në Fushë Kosovë, Besnik Osmani, ka prezantuar Vjosa Kida-Hysenin si pjesë të listës së tij fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kida-Hyseni, aktualisht Drejtoreshë e Drejtoratit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Fushë Kosovës, ka një përvojë të gjatë në sektorin e bujqësisë, zhvillimit rural dhe projekteve ndërkombëtare të mbështetura nga USAID dhe GIZ. Ajo ka kontribuar në avancimin e zhvillimit rural, fuqizimin e fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në Kosovë, si dhe ka qenë aktive në iniciativa rajonale përmes Balkan Rural Development Network.

“Si profesioniste e përkushtuar dhe lidere me vizion, Vjosa do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve duke punuar për më shumë transparencë, zhvillim dhe mirëqenie në Fushë Kosovë,” shkruan Besnik Osmani në postimin e tij. /Kosova.info/


Go to TOP