Shtohet nevoja e dukshmërisë mediatike në Luginë, Sanxhak dhe Mal të Zi

Përmes një nisme të përbashkët të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës dhe atij të Malit të Zi është dorëzuar pranë RTK-së dhe RTSH-së, kërkesa për krijimin dhe transmetimin të një emisioni të përjavshëm televiziv, që do t’i kushtohet realitetit, sfidave dhe zhvillimeve të shqiptarëve.

Kjo kërkesë bazohet në nevojën për rritjen e dukshmërisë mediatike të shqiptarëve në Luginë dhe Mal të Zi dhe nevojën e forcimit të lidhjes kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve nga këto dy rajone me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Besojmë se është e domosdoshme që shqiptarët nga Lugina, Sanxhaku dhe Mali i Zi të kenë  një hapësire publike në televizionet publike të Shqipërisë dhe Kosovës, ku adresohen sfida të rëndësishme si gjuha, arsimi, përfaqësimi institucional dhe identiteti kombëtar”, thuhet në noftim.

Tutje, këto dy asociacione besojnë fuqishëm se RTK dhe RTSh do të shqyrtojnë me seriozitet këtë kërkesë, “duke dëshmuar përkushtim ndaj bashkëkombësve në rajon dhe duke kontribuar në ndërtimin e një hapësire informimi e reflektimi për shqiptarët jashtë kufijve të këtyre dy shteteve”.

Go to TOP