Komuna e Prishtinës njofton për situatë alarmante nga zjarret e erërat
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve po ndërhyjnë aktualisht në tetë lokacione të ndryshme në kryeqytet, si pasojë e shpërthimeve të zjarreve. Disa banesa kanë pësuar dëmtime nga erërat e fuqishme.
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, është aktualisht në terren dhe po intervenon në 8 lokacione të ndryshme për shkak të shpërthimeve të zjarreve, ku janë të angazhuar 40 zjarrfikës në operacion.
Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht: Rruga C, afër Maxi 24, Panari, Kosova B, Rimanishtë (2 raste), Trudë (3 raste), Milloshevë, Llukar (2 raste) dhe Bardhosh.
“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll”, njofton Komuna e Prishtinës. /Kosova.info/
