Nis rregullimi i rrugës për në fshatin Kurexhaj

Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për në fshatin Kurexhaj nga Komuna e Gjilanit. 

Për të parë ecurinë e punimeve të cila po zhvillohen atje, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë tjerë komunalë. 

I pari i komunës, theksoi se se sot ishin në fshatin Kurexhaj, ku po vazhdojnë punimet në rrugën kryesore. 

“Rreth 6 km rrugë po trajtohen, një kërkesë e kamotshëm e banorëve me prejardhje nga ky fshat”, tha kryetari Hyseni. 

Nga ana tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ka nisur trajtimi i kësaj rruge që ishte kërkesë e kahershme e banorëve. 

Banorët e kësaj ane, falënderojnë Komunën e Gjilanit, që ka mbështetur kërkesën e kamotshme të tyre për rregullimin e kësaj rruge me rëndësi për atë lokalitet. /Kosova.info/


Go to TOP