Hapet pika e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar për hapje për qarkullim të përkohshëm të një pike kufitare.
Kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator të këtij viti.
Në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se vendkalimi është i kategorisë “C”, ku pika do të jetë e hapur me orarin 08:00-20:00.
“Pika e kaliimit kuftiar e përcaktuar me këtë vendim hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe/apo turistike”, thuhet në vendim. /Kosova.info/
