Rama: Ndryshim i madh në bregun e diellit – rindërtohen rrugët dhe ndriçimi publik
Bregu i Diellit, Prishtinë – Lagjja e njohur po përjeton një transformim të dukshëm infrastrukturor, teksa puna në terren po vazhdon me intensitet të lartë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se po ndërrohen shtyllat ndriçuese në rrugët dytësore, ndërsa rrugët kryesore të lagjes po i nënshtrohen rikonstruktimit të plotë.
Investimet përfshijnë ndriçim më efikas dhe asfaltim cilësor – një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës urbane dhe përmirësimit të jetës së përditshme të banorëve.
“Lagjja po merr pamjen që e meriton – më moderne, më e qasshme dhe më e gjallë,” tha Rama.
Ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë të komunës për të rikthyer funksionalitetin dhe estetikën në zonat urbane të Prishtinës. /Kosova.info/
