Komuna e Mitrovicës pa shërbime për qytetarët, shkak ndërprerja në ARC

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për shkak të ndërprerjes në sistemin qendror të Agjencisë për Regjistrim Civil.

“E dimë sa të rëndësishme janë këto shërbime për ju, sidomos në këtë periudhë kur afatet për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme janë të kufizuara, kur bashkatdhetarët kanë kohën e vlefshme, apo kur po zhvillohen aplikimet për subvencione, të cilat janë me afate të caktuara”, ka njoftuar komuna.

Tutje ka thënë se problemi qëndron në nivel qendror dhe jo lokal.

“Ne e kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj. Por në këtë rast, problemi është jashtë kompetencave tona dhe i takon nivelit qendror. Po qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe do t’ju njoftojmë menjëherë sapo sistemi të rikthehet”, kanë thënë nga komuna. /Kosova.info/

Go to TOP