Zjarr afër pikës kufitare të Maqedonisë së Veriut, bllokohet hyrja
Hyrja në pikën kufitare të Hanit të Elezit është e bllokuar për komunikacion si pasojë e një zjarri.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Sot, më datë, 07.07.2025 rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se edhe rrugët në Maqedoninë e Veriut për rreth magjistrales Tunel – Stankovec janë të bllokuara. /Kosova.info/
