Asamblisti Rinor Murati ndër më aktivët në Kuvendin e Lipjanit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

Në raportin mbi Performancën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit për gjysmën e parë të vitit 2025, asamblisti Rinor Murati është renditur ndër tre anëtarët më aktivë të këtij organi vendimmarrës.

Përmes një njoftimi publik, Murati shprehu mirënjohje për këtë vlerësim dhe e cilësoi angazhimin e tij të vazhdueshëm si pjesë e pandashme e përgjegjësisë që i është besuar nga qytetarët për përfaqësim në Kuvendin Komunal.

“Natyrisht se kjo është pjesë e pandashme e përgjegjësisë në besimin e dhënë nga qytetarët për përfaqësim në Kuvendin Komunal,” u shpreh Murati duke uruar një të diel të bukur për të gjithë.

Ky renditje e tij në mesin e më të angazhuarve vjen si dëshmi e përkushtimit të tij në diskutimet, iniciativat dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Lipjanit. /Kosova.info/

Go to TOP