Tirana do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Pas dy vjetësh, në Tiranë do mbërrijnë liderët më të fuqishëm të botës, pasi për herë të parë në histori, Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATOS.

Ky vendim historik për vendin tonë u  zyrtarizua gjatë Samitit të Hagës, ashtu edhe në  deklaratën përfundimtare të tij. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se vendimi u mor në mënyrë unanime.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan kryeministri, teksa publikon foto nga mbajtja e Samitit në Hagë.

Në Samitin e Hagës, NATO miratoi planin e ri të shpenzimeve, sipas së cilës shtetet anëtare zotohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 për të siguruar që detyrimet individuale dhe kolektive të përmbushen.


Go to TOP