AGK: Nesër shpallet aktgjykimi për sulmin ndaj kameramanit Jetmir Muji në veri të Mitrovicës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se nesër, më 23 qershor 2025, në ora 09:20, në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri, do të shpallet aktgjykimi për rastin e sulmit ndaj kameramanit Jetmir Muji.
Ngjarja ka ndodhur teksa Muji, së bashku me gazetarin Visar Duriqi, ishte në veri të Mitrovicës për të përgatitur një emision televiziv. Gjatë punës në terren, ata kanë parë një të ri që po futej me forcë në një veturë nga disa persona. Në momentin kur Muji ka tentuar ta xhirojë këtë ngjarje, është sulmuar fizikisht nga personat e përfshirë dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës së Jugut për trajtim mjekësor. /Kosova.info/
