Mbahet turneu tradicional ”Lidhja e Prizrenit”

Klubi i Pingpongut “Lidhja e Prizrenit”, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, do të organizojë edicionin e radhës të turneut tradicional për seniorë “Lidhja e Prizrenit”, që do të mbahet më 15 qershor 2025, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 10:00.

Turneu është i hapur për të gjithë lojtarët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duke e shndërruar ngjarjen në një platformë të rëndësishme rajonale të garës sportive në pingpong.

Të interesuarit mund të paraqiten deri më 12 qershor 2025 në ora 16:00, përmes:

Emailit të klubit: [email protected]

Emailit të Sekretarit të klubit: [email protected]

Ose në numrin e telefonit: 049-820-128.

Shorti i ndeshjeve do të hidhet më 13 qershor, në mënyrë online, në ora 20:00.

Kuota për pjesëmarrje është 10 euro, dhe pagesa do të bëhet në ditën e turneut. Organizatorët kanë paralajmëruar shpërblime në vlerë monetare për fituesit dhe një drekë të përbashkët për të gjithë pjesëmarrësit duke krijuar një atmosferë sportive dhe shoqërore për të gjithë garuesit.

Turneu synon të promovojë sportin e pingpongut në nivel kombëtar dhe rajonal duke bashkuar sportistë të pasionuar nga tre shtete për një garë të fortë dhe miqësore në zemër të Prizrenit. /Kosova.info/


Go to TOP