Haradinaj: Enver Dobraj dhe bashkëluftëtarët sakrifikuan gjithçka për atdheun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me nderim luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përmendur emra të njohur të rezistencës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.
Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj shkruan se sa herë që Atdheu e kërkonte, ata ishin të gatshëm për sakrificë. Ai veçoi luftëtarin Enver Dobraj, për të cilin tha se ishte një luftëtar sypatrembur, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja kundër armikut.
“Të tillë ishin edhe Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabani”, shkroi Haradinaj duke kujtuar edhe bashkëluftëtarët e tjerë që dhanë jetën për liri. /Kosova.info/
