33 nxënës të dalluar nderohen për suksesin në Garat e Diturisë – Prishtina 2025
Në një ceremoni festive të organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, janë nderuar 33 nxënës të dalluar për arritjet e tyre në Garat e Diturisë – Prishtina 2025.
Nxënësve iu shpërndanë mirënjohje për suksesin dhe përkushtimin akademik, ndërsa u shpall edhe vendimi që atyre t’u mundësohet regjistrimi në shkollat e mesme të larta të kryeqytetit si një formë vlerësimi dhe inkurajimi për të ardhmen e tyre arsimore.
Tri shkollat me performancën më të lartë në këto gara ishin: shkolla fillore “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Iliria” dhe shkolla fillore “Dardania”.
Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e përkushtimit të Komunës së Prishtinës për të nxitur dhe mbështetur talentin dhe cilësinë në arsim.
Drejtoria e Arsimit falënderoi mësimdhënësit dhe prindërit për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj nxënësve, duke theksuar se investimi në dije është themeli i një të ardhmeje të ndritur për kryeqytetin. /Kosova.info/
