Baraliu për Pecin: Injorant në politikë, por jo hajn – ndaleni gjahun ndaj tij

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar publikisht në mbrojtje të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas akuzave të ngritura ndaj këtij të fundit lidhur me tenderin për menaxhimin e mbetjeve. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Baraliu e ka quajtur Pecin një “injorant të jashtëzakonshëm në politikë”, por ka theksuar se nuk e beson të jetë i përfshirë në afera korruptive apo veprime kriminale.

“Sado i paaftë të jetë në politikë, nuk kam asnjë dyshim që Faton Peci nuk është hajn, as matrapaz, e aq më pak të ketë vjedhur në tenderin e mbetjeve,” deklaroi Baraliu duke shtuar se ndaj tij është duke u zhvilluar një “gjueti e padrejtë”.

Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre pa presion publik apo linçim mediatik. “Le të hetojë prokuroria, e të vendosin gjykatat. Kosova duhet të këpusë traditën e shëmtuar të mos-prezumimit të pafajësisë para aktgjykimit,” tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP