Parashikimi javor i motit: Fillim i javës me diell, fundjavë me reshje dhe ulje temperaturash
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin 16-20 gradë. Instituti ka shtuar se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri në mesatare.
Sipas IHMK-së, të martën do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Vranësirat në disa vende të izoluara mund të sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë, e ato maksimalet ndërmjet 18 deri në 21 gradë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 14-16 gradë.
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, do të mbajë të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”. /Kosova.info/
