Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për RTKlive se është lëshuar autorizim që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala. 

Sipas saj, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore. 

Go to TOP