Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një polic në Mitrovicë

Një zyrtar policor në Mitrovicë, ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale. Mesazhet kërcënuese i janë bërë në gjuhën serbe.

Rasti është raportuar të shtunën rreth orës 18:39 dhe menjëherë është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Go to TOP