Rron Gjinovci – zëri i një brezi që ka ruajtur të vërtetën
Shkruan: Halil GECI
Rron Gjinovci, nip i një familjeje të madhe nacionaliste nga Drenica, prej dekadash jeton në Prishtinë. Gjatë luftës dhe pas saj, ai ishte ende një fëmijë 10-vjeçar, por me veshët e një brezi që rritej duke dëgjuar të vërtetën në heshtje.
Sot, si i rritur, ai rrëfen:
“Jam rritur duke ju dëgjuar për vrasjet e aktivistëve të LDK-së,” dhe i përmend me emra ata që janë vrarë.
Ndërkohë, Agim Veliu dhe Sabri Hamiti – të ftuar në të njëjtin emision – nuk guxuan të thonë as edhe një fjalë të vetme për ata që u kanë shpuar bythën me plumba. Në gegnishten e pastër të Llapit legjendar, këta quhen bythëmëdhenj, që nuk guxojnë t’ia tregojnë botës të vërtetën: se mbrapa në bythë u kanë plasur plumbat.
Dorën në zemër, unë i “arsyetoj”:
Në emër të bythëve të shpume janë bërë milionerë – mu nga ata që u kanë dhënë urdhër për t’ua mbushur bythën me barut.
Me një fjalë:
ata që sot e shesin bythën e shpuar për para, quhen zuzarë.
Rroni, përveç vrasjeve, përmend edhe gjithçka tjetër që ka dëgjuar në atë kohë si një fëmijë 10-vjeçar. Ai ngre pyetje të drejtpërdrejta, pa dorashka:
— A është e vërtetë që Ibrahim Rugovën e kanë quajtur tradhtar?
— A është e vërtetë që Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi?
Dhe shton:
“Këto nuk po i them unë, por i thonë Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.”
