Të shpëtojmë zemrën e vogël të Tarikut

Prishtina është bashkuar rreth një kauze jetike: mbledhjen e fondeve për Tarik Gashin, gjashtëvjeçarin që vuan nga një defekt i lindur në zemër (ASD tipe II). Që prej lindjes, Tariku përballet çdo ditë me lodhje të madhe kardiake – një sfidë që asnjë fëmijë nuk duhet ta përjetojë.

Shpresa e vetme për të është një ndërhyrje urgjente në Itali, e vlerësuar ndër 33 000 – 37 000 euro. Shuma është e pakapërcyeshme për familjen, por e arritshme nëse komuniteti bashkon forcat.

Si mund të kontribuoni

Raiffeisen Bank – Emri i nënës: Dafina Krasniqi

IBAN: XK15 0106 0002 0313 03

SWIFT: RBKOXKPR

Kontakt për informacione të mëtejshme:

043 554 838 / 043 850 270

Çdo kontribut, sado i vogël, i afrohet Tarikut operacionit që do t’i japë mundësinë të rritet, të qeshë dhe të jetojë pa dhimbje. Fushata tashmë ka marrë jehonë në rrjetet sociale, ku qytetarë, biznese dhe figura publike inkurajojnë donacionet dhe shpërndarjen e thirrjes.

“Kur bashkohemi për një zemër të vogël, shuma bëhet e vogël dhe dashuria bëhet e madhe,” thonë organizatorët e fushatës.

Bashkohuni edhe ju për ta ndihmuar Tarikun e Vogël të fitojë betejën më të rëndësishme të jetës së tij. Çdo ndihmë është jetë. /Kosova.info/


Go to TOP