Sot ndeshja Manchester United – Athletic Bilbao
Të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00, Manchester United dhe Athletic Bilbao do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Para fillimit të ndeshjes, të ftuarit në studio do të analizojnë skuadrat dhe përballjen, ku skuadra angleze vjen me epërsinë prej 3-0 nga takimi i parë.
Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të sigurojë biletën për finale, ku do të ndeshet me fituesin e duelit tjetër mes Tottenham dhe Bodo/Glimt.
