Sot ndeshja Manchester United – Athletic Bilbao

Të enjten mbrëma me fillim nga ora 21:00, Manchester United dhe Athletic Bilbao do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Para fillimit të ndeshjes, të ftuarit në studio do të analizojnë skuadrat dhe përballjen, ku skuadra angleze vjen me epërsinë prej 3-0 nga takimi i parë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të sigurojë biletën për finale, ku do të ndeshet me fituesin e duelit tjetër mes Tottenham dhe Bodo/Glimt.


Go to TOP