Hajzeri: Peja njëra ndër destinacionet kryesore për turizëm në Kosovë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, Nasret Hajzeri, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik nga Peja, foli për zhvillimin e turizmit në këtë qytet. Ai theksoi se Peja është një nga qytetet më të bukura të Kosovës dhe shquhet për ajrin e pastër dhe bjeshkët e bukura që ka dhënë zoti.

“Pa dyshim që Peja është një ndër qytetet më të bukura të vendit, shquhet si për ajrin e pastër ashtu edhe për bjeshkët e bukura që na ka dhënë Zoti. Peja është një ndër destinacionet kryesore për turizëm në Kosovë, gjegjësisht është lulja e Dukagjinit, ne i thojmë, por jemi në rrugën që ta bëjmë perlën e Kosovës. Ne, bazë të statistikave, kemi ngritje të ardhjes së turistëve, ku si pas statistikave vitin e kaluar i kemi pasur mbi 130 mijë vizitorë,” tha Hajzeri.

Për zhvillimin e turizmit, Hajzeri shpjegoi planet që ka Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.

“Në bazë të planeve që i kemi ne për zhvillimin e turizmit, ne si Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, që nën ombrellën tonë është edhe zhvillimi i turizmit, e kemi paraparë zhvillimin e turizmit në tri nivele në komunën e Pejës. Niveli i parë është ai i turizmit malor, i dyti është ai i turizmit urban dhe i treti ai rural,” tha Nadret Hajzeri.

Ky plan, sipas tij për zhvillimin e turizmit synon të tërheqë më shumë turistë dhe të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, duke pozicionuar Pejën si një destinacion të rëndësishëm turistik në Kosovë.

Go to TOP