Paranojë e pabesisë

Shkruan: Enis REÇICA

Qe një skenar hipotetik i “bashkëpunimit”

VV pretendon se i ka votat për ta formuar Qeverinë, por për Kryetar Kuvendi i do votat e PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Kjo i bie kështu:

• Limaj ua ka kërkuar Kryeparlamentarin (plus ndonjë Ministri), nëse VV i do votat e Nismës.

• VV nuk është e gatshme t’ia japë këtë post Limajt, pasi nuk i zë ‘besë’.

• VV mund të mendoj se, nga momenti kur Limaj do bëhej Kryetar Kuvendi, ai mund të ik nga bashkëpunimi me VV, dhe të shkoj me PDK, LDK, AAK për ta bërë Qeverinë opozita – me jarana i ka këta, sesa VV-në.

• Nisma mund të mos e “tradhtoj” tash VV-në, por mund ta bëjë gjatë mandatit, kurdo që i teket.

• Në një skenar të tillë, bie qeveria VV-Nisma, dhe i jepet hapësirë të dytit për tu bërë PDK-LDK-AAK-Nisma. Nisma përsëri në Qeveri, i mbetet edhe Kryeparlamentari.

• Andaj, VV nuk do me e fut në pazar “Kryeparlamentarin”. E do për vete, për shkak të pabesisë.

• Nisma po abstenon për Kryerparlamentar, se e do për vete. Por meqë VV s’po ia jap, “hajt të mos prishi punë, të marr diçka nga Qeveria”.

• Kujtojmë, se shkarkimi i Kryeparlamentarit është i zorshëm – kërkohen 2/3 e votave të 120 deputetëve.

• VV i “beson” Nismës veç për Qeveri. Në këtë format, Nisma zor se mund të bëjë taktika “pabesie”, prandaj do koalicion për Kuvend dhe Qeveri.

• Nga ana tjetër, kritikat e ashpra të AAK-së ndaj Nismës mund të shihen si një strategji e “policit të fortë”, me qëllim që ta bindin VV-në se “Nisma është më e mirë për ju sesa për ne

për ne tashmë është tradhtare”. Por qëllimi është vetëm ta shtyjnë VV-në t’ia japë Kryeparlamentarin Nismës.


Go to TOP