LDK-ja nderon jetën dhe veprën e Ismet Rracit në 24-vjetorin e vrasjes së tij

Me rastin e 24-vjetorit të vrasjes së Kryetarit historik të Komunës dhe Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci, Kryesia e LDK-së dhe strukturat e Degës në Klinë do të organizojnë homazhe në nderim të jetës dhe kontributit të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Homazhet do të mbahen nesër, më 24 prill 2025 (e enjte), në orën 10:00, pranë bustit të Heroit të Kosovës, Ismet Rraci, para objektit të Komunës në Klinë. Më pas duke filluar nga ora 10:30, homazhet do të vazhdojnë te varrezat në fshatin Siçevë, ku prehet trupi i tij.

Dega e LDK-së në Klinë fton të gjitha strukturat partiake, veprimtarët dhe qytetarët që kanë mundësi, të marrin pjesë në këtë akt nderimi për Ismet Rracin – një njeri që një jetë të tërë ia kushtoi luftës për liri dhe shtetndërtim në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP