Ministria e Ekonomisë deklarohet për aksionin e policisë në Shtërpcë
Policia e Kosovës sot e ka zhvilluar një aksion në Shtërpcë me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë.
Lidhur me këtë aksion është deklaruar edhe ME, përmes një njoftimi.
Në njoftim thuhet se përmes Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, ka ndërprerë veprimtarinë e institucioneve.
“Kompania paralele e Serbisë, e cila u mbyll sot, është Kompania e Ujësjellësit dhe Mbeturinave “Novo Javno Preduzece”, e cila ka funksionuar në Shtërpcë. Ministria e Ekonomisë, në përputhje me mandatet dhe mekanizmat e saj, është e angazhuar në shërbimin e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur”, thuhet në njoftim.
“Ministria e Ekonomisë falënderon Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe kërkon nga autoritetet përkatëse, përfshirë Prokurorinë, që të kryejnë hetime të menjëhershme për të vlerësuar dëmet dhe përfitimet që kanë ardhur si pasojë e veprimtarisë së jashtëligjshme të këtij institucioni paralel të Serbisë”.
