Rama nderon nxënësit e suksesshëm në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe: Jeni shpresa jonë për një të ardhme më të mirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar sot nxënësit e dalluar në Olimpiadën Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe duke theksuar se suksesi i tyre është një dëshmi e përkushtimit, pasionit dhe dashurisë për gjuhën dhe identitetin kombëtar.

“Në emër të Kryeqytetit, ndamë mirënjohje për nxënësit që me dijen dhe përkushtimin e tyre i sollën krenari Prishtinës dhe gjithë Kosovës. Këta të rinj janë shpresa jonë për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Rama.

Ai shprehu falënderim të veçantë edhe për mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në arritjet e nxënësve.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve u zhvillua në ambientet e komunës, ku përfaqësuesit e institucioneve arsimore, bashkë me fituesit, u pritën me nderime dhe përgëzime për suksesin e arritur në nivel mbarëkombëtar. /Kosova.info/

Go to TOP