Muharremi për rritjen e çmimit të rrymës: Sulm brutal mbi publikun, gati grusht shteti
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë duke e cilësuar atë si një sulm brutal ndaj qytetarëve dhe vetë Republikës.
“Nëse ju pranoni kjo me kalu dhe me u zyrtarizu, nuk e meritoni as shtetin as republikën. Shtinja drynin, s’jeni për shtet,” ka shkruar Muharremi në një reagim të ashpër duke shtuar se ky vendim është thuajse një grusht shteti dhe nuk mund të kalojë pa reagim publik.
Ai paralajmëroi se pasojat e këtij vendimi nuk do të harrohen dhe se qytetarët nuk do ta tolerojnë padrejtësinë që po u bëhet. “Njerëzit e ‘fortë’ në pushtet mendojnë që asnjëherë nuk dalin prej zyrave e fuqia e tyre është e paprekshme. Por edhe Perandoria Romake, me gjithë mrekullitë, ka rënë,” shkroi ai.
Muharremi theksoi se ky vendim është një shembull i keq që duhet të ndëshkohet dhe se ndërtimi i shtetit mbi këtë përvojë të rëndë është i papranueshëm. Sipas tij, është vetëm çështje kohe derisa ky veprim të korrigjohet. /Kosova.info/
